Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në hyrje-dalje, në fshatin Trudë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e cili deklaroi se si pasojë e aksidentit ku janë të përfshira dy vetura, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave.
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në autostradën “Ibrahim Rugova” saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, theksoi Kelani. /arbresh.info/
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare
Real Madrid – Manchester City, publikohen formacionet ...
Spanja tërheq përgjithmonë ambasadorin nga Izraeli, thellohe...
AAK-ja mban nesër konferencë për media
Mbi 3.8 milionë euro dëm shtetit austriak, dënohen dy shqipt...
Real Madridi e konsideron Pochettinon për trajner, gjiganti ...