Eurovizion, festivali më i madh evropian i muzikës, për çdo muaj publikon në YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite
Në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2013, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.
Fjala është për këngën artistit shqiptar Luiz Ejllit me titull “Zjarr e Ftoht” i cili kishte përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.

Që pas hyrjes së tij në spektkalin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një senzacion në rrjetet sociale, me ç’rast fansat kanë nisur të shprehin interesimin për edhe karrierën e tij të dikurshme.
Kënga “Zjarr e ftohtë” ka ngjallur një interes të madh te publiku pas hyrjes së tij në BBVA, ku përbrenda një muaji ajo ka arritur më shumë se një milion klikime.
Kënga kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.
Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi. /arbresh.info/
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro