​Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

19:13 | 31 Janar 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet se më së paku 13 personave u kanë marr para duke ju premtuar caktim të terminëve për vizë.

A.I., 19 vjeçar dhe L.I 18 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton arbresh.info.

Siç njofton Policia e Kosovës mashtrimi mund të ketë ndodhur për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar është më i madh.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e stacionit policor Veriu, në Prishtinë, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën mashtrim.

Puna rreth dy mujore e hetuesve ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.

Personat e dyshuar:

– A.I, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L. I, mashkull 18 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,

të cilët me vendim të prokurorit , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë, dyshohet të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parashë, duke ju premtuar caktim të termineve për vizë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme