Sot Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Në qendër të takimit ishte mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut në periudhën 4 vjeçare, veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese në sektorin e shëndetësisë, si dhe në digjitalizimi i proceseve.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Vitia e falënderoi Ambasadorin Dietz për përkrahjen e jashtëzakonshme duke thënë se Qeveria e Luksemburgut ka qenë një prej donatorëve kryesorë në fushën e shëndetësie.
Ministri Vitia dhe Ambasadori Dietz bashkërisht u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen në fushën e shëndetësisë./arbresh.info/
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...