Sot, në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i tij në fshatin Orllan.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë rast, kreu i Kuvendit u prit nga familjarë të heroit.
Konjufca vlerësoi lart jetën dhe veprën e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar atë si njërën ndër pushkët e para dhe më frymëzuese për mijëra djem dhe vajza që më pas u rreshtuan në radhët e UÇK-së.
Pas homazheve, Konjufca vizitoi edhe Kullën në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe shtatoren e heroit.
Zahir Pajaziti ra më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha. /arbresh.info/




LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...