Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizit në ShBA ku ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë amerikan.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj njofton se sot ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst në Senatin amerikan, përcjell arbresh.info.
“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.
Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington.
Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës.
Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi.
Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!/arbresh.info
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...