Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka komentuar në lidhje me Casemiro.
Casemiro kaloi në afatin kalimtar të verës nga Real Madridi drejt Manchester United.
Për shumëkënd një transferim i brazilianit drejt Premier Ligës nuk ishte vendim i drejt, pasi ajo është ligë ndryshe nga La Liga.
Megjithatë, Casemiro ka arritur të heshtë kritikuesit, duke treguar formë të lartë edhe me Man United.
Madje ai është kthyer në një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke lënë gjurmë në pothuajse çdo ndeshje.
Se mesfushori është një lojtar i madh ka shprehur së fundmi edhe trajneri i ‘Djajve’, Ten Hag.
“Ne e dimë se ai është një lojtar i madh,” tha holandezi për ’ITV’.
“Në atë mesfushë në Madrid, me Kroos dhe Modric, ishte e mrekullueshme.
“Ne shohim se ai ka një pjesë për të luajtur në sulm. Ajo që më pëlqen është futbolli dinamik me variacione, me shumë ndërrime pozicionesh. Ne duhet ta bëjmë kundërshtarin të mendojë në mënyrë që të përfitojmë prej tij”, përfundoi trajneri.
Casemiro ishte vendimtar në fitoren 3:1 ndaj Reading në FA Cup duke shënuar dy supergola me fanellën e United.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut