Një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 goditi këtë të shtunë zonën kufitare mes Turqisë dhe Iranit.
Sipas Reuters, shumë shtëpi u shembën në një qytet të Iranit për shkak të goditjeve të forta sizmike.
Tërmeti me magnitudë 5.6 kishte rënë në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë, sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane.
Ndërsa mediat iraniane raportuan se tërmeti ishte me magnitudë 5.9. Zyrtarët iranianë bënë të ditur se ekipet e kërkim/shpëtimit ndodhen në zonën e goditur nga tërmeti, ndërsa spitalet janë në gatishmëri për çdo emergjencë. /tvklan.al
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...