Lojtari i Lyonit, Houssem Aouar, vendosi të luajë për kombëtaren e Algjerisë në fillim të janarit, edhe pse pati një paraqitje në një ndeshje miqësore për Francën.
Ndërkohë, Aouar, ka filluar t’i shqetësojë drejtuesit e Lyonit për praktikimin e fesë islame.
Gjegjësisht, sipas shkrimeve të gazetarit të besueshëm francez Romain Molina, drejtuesit e Lyonit i shqetëson fakti që Aouar kohëve të fundit e praktikon intensivisht fenë e tij. Madje kanë frikë nga radikalizimi i tij.
? Lyon is concerned about Houssem Aouar’s religious practices.
The player has gone to Mecca and grown his beard which. Some people at the Lyon interpret as radicalisation.
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) January 28, 2023
“Në lidhje me paranojën e klubit, ka një anekdotë. Aouar rriti mjekër dhe shkoi në Mekë. Keni djem në klub që thonë me vete: “O la la, a nuk do të radikalizohej atje?”. Si dëshironi që lojtarët të ndihen mirë më pas”, ka thënë Molina, shkruan telegrafi.
Megjithatë, trajnerit Laurent Blanc nuk i intereson shumë kjo.
Aouar nuk është në planet e tij për shkak se kontrata e tij deri në fund të qershorit nuk është zgjatur ende dhe Milani dhe Roma e kanë ndjekur prej kohësh.
Aouar ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit në sezonet e fundit dhe prej tij pritej një transferim i madh.
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...