Ylli i parë që largohet nga Juventusi pas vendimit të gjykatës dhe zbritjes së pikëve është mesfushori amerikan, Weston McKennie.
Mediat angleze dhe italiane kanë konfirmuar se amerikani do të vazhdojë karrierën në Ligën Premier, ndërsa klubi i tij i ri do të jetë Leeds United.
McKennie shkon në Leeds në formë huazimi deri në fund të sezonit, por më pas klubi i njohur nga Yorkshire ka mundësinë ta blejë atë për 33 milionë euro, që është një çmim tërheqës nëse amerikani rezulton të jetë një përforcim i madh për pjesën e dytë të sezoni, shkruan telegrafi.
Amerikani tashmë ka rënë dakord për të gjitha kushtet e bashkëpunimit me Leeds.
Në 24 orët e ardhshme ai do të udhëtojë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën.
Do të jetë interesante të shihet nëse lojtarët më të rëndësishëm do të largohen nga Juventusi pasi klubit iu hoqën 15 pikë për shkak të mashtrimit financiar.
Procesi ndaj Juventusit ende nuk ka përfunduar dhe ka shumë mundësi që skuadra të mos marrë një licencë evropiane për sezonin e ardhshëm.
Weston McKennie will travel to England in the next 24h to undergo medical test and sign the contract as new Leeds Utd player. ⚪️✈️?? #LUFC
€1.2m loan fee, €33m plus add-ons as buy option, personal terms agreed.
Move confirmed ✅ #USMNT pic.twitter.com/zb36cMJTkK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 28, 2023
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...