Kryeministri Albin Kurti, tha se ndër shkaktarët kryesor të përmbytjeve që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë, janë dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i jashtëligjshëm, mbeturinat, prerja ilegale e pyjeve e planifikimi jo i duhur i infrastrukturës.
Në fjalimin hyrës në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se për këtë duhet të ketë hetim.
Sipas Kurtit, nuk mjafton vetëm rimëkëmbja dhe përballja me këtë dukuri, e cila sipas tij ka filluar të shpeshtohet në Kosovë.
“Dëmtimi i lumenjve nga eksploatimi, mbeturinat, prerja ilegale e pyjeve, sistemet joadekuate të kanalizimeve, planifikimi jo i duhur i infrastrukturës i kanë shpeshtuar përmbytjet në vendin ton. Karshi këtyre duhet të bëjmë edhe vlerësim të sjelljes sonë karshi natyrës. Duhet edhe hetim për veprimet e jashtëligjshme në dëm të ekosistemit. Nuk mjafton rimëkëmbja nëse ajo përsëritet, duhet ndërgjegjësim dhe mobilizim”, tha Kurti.
Ai tha se Qeveria do t’u dalë në ndihmë komunave, familjeve e bizneseve të prekura duke u qëndruar pran dhe se ndihma nga Qeveria nuk do të mungoj./eo
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë