Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës është tkurrur krahasuar nga një ditë më parë me 80 hektarë.
Aktualisht atje vijon të jetë nën ujë një sipërfaqe prej 1320 hektarësh.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon të jetë 1300 hektarë sipërfaqja e përmbytur.
Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra dhe nuk ka ndryshuar krahasuar me dje.
Në Obot ka prezencë uji në oborre në 15 banesa. Aktualisht atje operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Ndërkohë në Njësinë Administrative Dajç ka mbetur e përmbytur një sipërfaqe me 20 hektarë./tvklan.al
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah