Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1220 hektarë, e rritur me 100 hektarë me orën 18:00 të ditës së djeshme (21.01.2023).
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.10 (kuota maksimale 7.50 metra).
Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.45 metra (kuota maksimale 8.70 metra).
Në Njësisë Administrative Ana e Malit 1200 hektarë tokë janë të përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 centimetra, e rritur me 5 centimetra me orën 18:00 të ditës së djeshme. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë po oferon në rrugën e Obotit.
Në Njësinë Administrative Dajç 20 hektarë tokë bujqësore (sipërfaqe toke mbas argjinaturës) janë të përmbytura.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit (pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 centimetra, për momentin rruga është e pakalueshme me mjetet e ultëa./tvklan.al
Zjarri pushton Delvinën, Ministri i Mbrojtjes në terren ndër...
Përfundoi në spital pasi ndoqi këshillën mjekësore të ChatGP...
UEFA ka përjashtuar stadiumin legjendar ta presë finalen e L...
Rafuna: Bizneset kanë të drejtë për fazë tranzicioni në treg...
“Bandat, narkotrafikantët, fajdexhitë… lidhje me pushtetin”,...
Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partner...