Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë thirrje për grumbullimin e ndihmave të cilat janë paraparë për qytetarët e prekur nga vërshimet.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook BIK-u vlerëson lart mobilizimin dhe gatishmërinë e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në kuadër të BIK-ut (me të gjitha degët e saj anekënd Kosovës) dhe angazhimin e saj për t’i ndihmuar me gjëra ushqimore dhe veshmbathje banorët e prekur nga vërshimet.
“Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës”- thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Gjithashtu është bërë e ditur se të premtën do të bëhet grumbullimi i parave në të gjitha xhamitë për të ndihmuar banorët e zonave të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë./arbresh.info/
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...