Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbrit në Shqipëri.
Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, autokolona u zhbllokua.
Ndërkohë, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.
Rreth 200 automjet ishin bllokuar këtë aks prej orës 14:00 të kësaj të shtune.
Përveç dëborës, problemi kryesor i krijimit të kësaj autokolone, por edhe disa prej shoferëve që ai mori në intervistë, u bënë automjetet që nuk ishin të pajisura me goma dimri, që lëvizin pa zinxhirë apo edhe futja në kolonë për dy.
Për pasojë, si policia ashtu sikurse edhe borëpastrueset hasën vështirësi në normalizimin e situatës, e cila u zhbllokua rreth orës 20:00.
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që reshjet në zonat malore të jenë në formën e borës, të cilat janë bërë shkak për probleme të shumta në lëvizjen e mjeteve dhe furnizimin me energji.
Edhe rruga Peshkopi-Lurë është e pakalueshme pasi trashësia e borës i kalon 20 centimetra.
Disa makina mbetën të bllokuara edhe në Malin e Tomorrit, ndërsa policia dhe shërbimet zjarrfikëses u nisën drejt tyre për t’iu ardhur në ndihmë.
Për shkak të rënies së ortekëve, rruga është e pakalueshme për momentin drejt Thethit.
Në qarkun Korçës ka pasur reshje bore, trashësia e së cilës është 10-25 cm.
Të gjitha akset rrugore janë të hapura./tvklan.al
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...