Një 38 vjeçar ka mbetur i plagosur me sende të mprehta në qytetin e Durrësit pas një konflikti për motive të dobëta që ai pati me një person.
Si pasojë e përplasjes në zonën e “Stacionit të Trenit”, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, mbeti i plagosur shtetasi G.Gj. i cili ndodhet aktualisht në spital në kontrollin e mjekëve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e krimit, për ta arrestuar disa momente më vonë.
Autori i plagosjes është 51-vjeçari A.L. Ai u dërgua në komisariat ku po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes./A2
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...
E rëndë në Durrës, babi ther me thikë vajzën e tij
Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare