Këngëtari Alban Ramosaj ka publikuar këngën e tij më të re dhe mban titullin “Plagë”.
Këtë këngë artisti ia dedikoi babait të tij, që ndërroi jetë 13 vite më parë.
Albani erdhi me një interpretim të ndjerë dhe mjaft emocional duke shprehur mallin që ndjen për të.
“E kam të vështirë të publikoj këtë postim, lëre të publikoj një këngë e videoklip mbi këtë temë që unë rrallë herë jam shprehur e madje as familjarët e mi nuk më kanë parë apo dëgjuar në momente të dobëta emocionale siç më shihni e dëgjoni në “Plagë””, shkroi Albani në postimin e publikuar në Instagram.
“Por, kjo është e vërteta ime dhe jam koshient që ka të tjerë qe janë “njohur” me vdekjen në një formë apo tjetër, dhe ndaj, kjo këngë është për të gjithë ata të cilët mendojnë se mund të kenë pas një lloj padrejtësie apo janë në kërkim të arsyeve… Nuk jeni vetëm.“Plagë” fton të gjithë ata që e ndjejnë veten në këto vargje dhe nuk gjetën gjenezën e fajit. Në kujtim të tim Ati. (Muhamet Kamerolli 1963-2010)”, tha tutje Ramosaj./arbresh.info/
View this post on Instagram
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...