Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i kurseu shigjetimet për Bashkimin Europian për lënien jashtë vëmendjes të Ballkanit Perëndimor.
Në një nga panelet e Forumit Ekonomik të Davosit ku i pranishëm ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare tha se ka vende në rajon ku po rritet mbështetja për Putinin dhe Rusinë.
“Ne jemi atje. Ne jemi në mes të Europës. Nuk do të shkojmë askund. Ndoshta do të doja që serbët të shkonin diku, por as ata nuk do të shkojnë gjëkundi tjetër. Këta njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se në një rajon ku BE po shkon poshtë dhe Putin shihet si hero gjithnjë e më shumë, në disa nga vendet, jo në Shqipëri pasi në Shqipëri ka një mbështetje 0.7% dhe ne mbështesim BE me 99%. Por ne duhet ta mbrojmë këtë”, tha Rama.
Për këtë Rama tha se duhet edhe mbështetje financiare.
“Sanksione për Rusinë? Shumë mirë. Por çdo vend evropian ka fonde rikuperimi, fonde rinovimi, fonde mrekullie ndërsa ne nuk kemi asgjë nga këto. Pra nëse Bashkimi Europian na dëshiron neve më shumë pas vetes, nuk pretendoj aq fonde sa marrin fqinjët tanë, por diçka duhet të marrim. Maqedonia e Veriut duhet të marrë diçka sepse është një vend me shumë rrezik që mund të shkojë tek nacionalizmi që mund të sjellë shumë probleme. Dhe sipas informacioneve të mia, popullariteti i Rusisë dhe Putinit atje është më i lartë se në BE”, u shpreh Rama.
Rama tha se procesi i zgjerimit të BE është bërë i padrejtë dhe madje sipas tij me kushtet që i vendosen Ballkanit Perëndimor sot do ta kishin të vështirë anëtarësimin edhe vende që janë aktualisht pjesë e unionit./TvKlan.al/
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”