Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar në këtë komunë pas reshjeve të dendura të shiut.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar se zonat më të prekura janë Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion.
Bulliqi ka shtuar se në treren janë katër ekipe të cilat po intervenojnë në zonat e prekura nga vërshimet.
“Ai ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë.
Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë”. /arbresh.info/
lexo edhe:
IHK njofton se do të ketë përmbytje dhe vërshime në ditët e ardhshme
Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj 9 personave për ke...
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, për rastin e gjetjes...
Prokuroria konfirmon: Foshnja e porsalindur është pa shenja ...
Lirohet nga burgu Safet Gjici
Brestovci: Arritëm marrëveshje për kontratë 1.5 milionëshe m...
Liverpool sot pritet t’i bëjë dy superblerje