Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se rinia ka hapësirë të mjaftueshme në partin e tij, AAK-në.
“Rinia është promotore e ndryshimeve, andaj hapësira që ata të japin kontribut në AAK do të jetë prioritet i përhershëm. Tejet i kënaqur të jem në mesin e shumë të rinjve nga gjithë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se ka një entuziazëm dhe mobilizim të rinisë në AAK çka e bënë të shpresoj se ditët më të mira janë para nesh.
“Të rinjtë në AAK janë pjesë e rëndësishme në procesin e vendimmarjes. Aleanca është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë, ku roli i tyre ka fuqi dhe është prioritet i përhershëm. Entuziazmi dhe mobilizimi që pashë sonte tek të rinjtë tanë, më bën të shpresoj se ditët më të mira i kemi përpara. Urime e suksese”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës