Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova po rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët.
Sipas Halimit, Kosovës i duhet një marrëveshje finale me Serbinë dhe jo bazë.
Ndaj, ajo ka kërkuar llogari nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se “pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin”.
“Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?”, ka shkruar Halimi.
“Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...