Adi Krasta, gazetar nga Shqipëria, është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK.
Përmes një njoftimi nga televizioni publik bëhet e ditur se Krasta është emëruar në këtë pozitë nga Bordi i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër.
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin.
“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet tutje.
Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së ka miratuar edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023/arbresh.info/
Erdogan: Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gj...
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...