Aktorja e njohur njëherësh edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi tash e sa ditë po mbështet fushatën “Besa-Besë” për bojkotimin prodhimeve serbe dhe fuqizimin e prodhimeve vendore.
Matoshi me anë të një postimi në InstaStory në natën e ndërrimit të motmoteve, ka kërkuar nga ndjekësit e saj të anashkalojnë çdo produkt me barkodin 860, që identifikon produktet serbe.
“Në prag të festave fluksi është shumë i madh në marketet tona. Krejt çka mundemi të bëjmë është të bojkotojmë prodhimet serbe. Bëjeni ligj në kokën tuaj, mos blini pa e parë se çfarë po blini. Thjesht anashkaloni 860”, ka shkruar Matoshi.
Teksa ka shpërndarë logon e fushatës “Besa-Besë” me thirrjen “Mos bli prodhime serbe”, Matoshi ka kujtuar se sa i kërcënuar ndjehet presidenti serb për dobësimin ekonomik të vendit të tij.
“Qysh u pat qart Vuçiqi, ju lutem mos na bëni këtë gjë se vdesim urie”, ka kujtuar deputetja e VV-së në InstaStory./arbresh.info/


I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë