Para një javë Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili thotë se se një pjesë e parave kanë shkuar te Partia për Veprim Demokratik.
Përmes një postimi në Fcabook, Arifi theksoi se i vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, sipas tij, për vjedhjen që po u bëhet.
“Meqë kam thënë e përsëritur disa herë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur buxhetin e Republikës së Kosovës duke ndarë plaçkat me lajkatarët dhe servilët e tyre”, ka shkruar Arifi.
“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën e Preshevës”, shtoi ai./arbresh.info/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...