Roberto De Zerbi ka folur për talentin e Shakhtar Dontesk, Mykhailo Mudryk, i cili pritet të bashkohet me Arsenal.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër “The Gunners”, trajneri i Brighton, theksoi se talenti i ri ukrainas është fantastik, shkruan telegrafi.
Sipas tij në të ardhmen Mudryk do të fitojë “Topin e Artë”.
“Ai është një lojtar fantastik! Më pëlqen ai, sepse më pëlqejnë të gjithë lojtarët që kam drejtuar, edhe pse tani jam trajner i Brighton”.
“Unë besoj se Mudryk mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen, e di vlerën e tij”, ka thënë De Zerbi.
Oferta e parë e Arsenal në drejtim të ukrainasve prej 40 milionë euro plus bonuset është refuzuar.
KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje nga rrjeti për keqpërdo...
Rama: Mbyllet verifikimi i fondeve për tokën në Zvërnec
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë