Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, triumfoi mbrëmjen e djeshme, duke u shpallur fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.
Ajo u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh me këngën “Evita” me të cilën rrëmbeu edhe çmimin e parë.
Pas këtij momenti të rëndësishëm Elsa i falënderoi të gjithë për përkrahjen, ku zbuloi edhe muzën e frymëzimit që ishte vajza e saj.
“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite.
Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim!
Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenën e madhe.
Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila në fakt ndodhej në skenë duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj.
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...