Mbrëmë (e mërkurë) është mbajtur nata e tretë e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.
Konkurrentja e këtij viti, artistja e madhe Elsa Lila, vendosi të këndonte hitin e aj të padiskutueshëm “Pyes Lotin”, me të cilën kishte fituar dikur festivalin në fjalë, shkruan arbresh.info
Elsa zgjodhi reperin shumë të suksesshëm shqiptar, Capital T, për ta bashkëshoqëruar në këtë duet magjik, me një repturë ekstra që iu shtua këngës legjendare.
Por, ky ripërpunim duket të mos i ketë pëlqyer aspak kompozitorit të këngës.
Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, i indinjuar.
Valentin Veizi i ka bërë thirrje këngëtarëve që mos t’ia bëjnë pis këngën, duke kërkuar mes tjerash edhe që RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”
“Këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit”, thotë mes tjerash Veizi.

Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...