Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, ku në afërsi gjendej edhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Sipas tëvë1, shpërthimi i hedhur në drejtim të ekipit të gazetarëve ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.
Ai ka thënë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare