Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të premten mbrëma në pragë të festave të fundvitit, ka organizuar një takim të veçantë me ambasadorë, atashe të mbrojtjes e ish-komandantë me qëllim të falënderimit për kontributin në Ushtrinë e Kosovës.
Kështu bëri të ditur Mehaj nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa ka shtuar se çdo arritje e ministrisë që përfaqëson i takon edhe akterëve ndërkombëtarë.
“Pak ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti, dhe padyshim në çdo sukses të Ministrisë së Mbrojtjes meritor janë edhe përfaqësuesit e shteteve partnere të cilët kanë kontribuar në çdo hap të zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.
“Andaj, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje krahas punonjësve të ministrisë, mbrëmë prita në një organizim të veçantë, ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it, ish-ministra e ish-komandant e deputetë, me të cilët ndajmë vlera dhe një vizion të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit por edhe më gjerë, duke realizuar synimin tonë për anëtarësim në NATO, rrugëtimin drejt së cilës e shohim të lidhur pashkëputshëm me miqtë tanë”, vijon postimi i tij.
“Qofshin gjithmonë përpjekjet tona konstruktive të orientuara drejt mbledhjes së forcave të njerëzimit për të kultivuar atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet kombeve, në mbështetje të vlerave demokratike dhe të paqes kudo dhe kurdoherë”, përfundon postimi i ministrit të Mbrojtjes./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...
Fabrizio Romano i hedh poshtë spekulimet për një largim të m...
Zhduket një burrë në Vushtrri
Ceballos drejt largimit nga Real Madridi, destinacioni i ri ...
Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar