Një nxënës 17 vjeçar i shkollës së mesme “12 Maji” është arrestuar pasi i është gjetur një armë dhe tre fishek.
Siç njofton Policia e Kosovës, nxënësi posedonte armë në shkollë në mënyrë të paautorizuar.
“
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, me të pranuar një informatë se një nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, kanë filluar hetim preliminar dhe është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, mashkull, i lindur në vitin 2005, nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji””, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti gjatë marrjes në pyetje, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se gjatë ditës së djeshme në hapësirat e shkollës kishte ekspozuar një pistoletë të llojit Beretta.
“Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë”, thuhet tutje në njoftim.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...