Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor të martën që është mbajtur në Tiranë.
Para udhëheqësve evropianë, Osmani ka kërkuar që të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
“E ardhmja evropiane është ambicia jonë. Këtë vit po bëjmë një hap përpara drejt BE-së duke paraqitur kërkesën tonë për anëtarësim”, ka thënë Osmani.
“Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane”, shtoi ajo.
“Ndërkohë që jemi një hap më afër regjimit pa viza, i inkurajova edhe një herë partnerët tanë evropianë që ky proces të përfundojë dhe të ecim përpara, së bashku”, ka shkruar Presidentja në Facebook./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...