Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot priti në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski me të cilin diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të sektorëve të cilat mbulojnë institucionet gjegjëse të cilat drejtohen nga dy ministrat.
“U dakorduam që ta thellojmë bashkëpunimin ndër-institucional e ndër-shtetëror duke hartuar projekte të përbashkëta ndër-kufitare me qëllim të fuqizimit ekonomik të bujqve që jetojnë rreth zonës kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut. Njëherit, ramë dakord për shkëmbim eksperiencash në hartimin e politikave, përafrimin e tyre me ato të BE-së, heqjen e barrierave jo-tarifore, rritjen e kontrollit kufitar me qëllim ruajtjen e sigurisë ushqimore, hartimin e përbashkët të politikave pyjore, si dhe krijimin e një grupi teknik-administrativ i cili do t’i bartë më tutje frerët e hartimit dhe implementimit të marrëveshjeve që do vijojnë mes institucioneve tona” u shpreh Peci pas takimit.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Peci pas takimit e falënderoi Ministrin Nikolovski për vizitën, konstruktivitetin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë.
Të dy ministrat u zotuan të kultivojnë marrëdhëniet miqësore që popujt e tyre kanë mes vete, si dhe të hapin rrugë drejt forcimit të pozitës së bujqve të të dyja vendeve përmes shkëmbimit të praktikave më të mira që do t’ua lehtësojnë veprimtarinë e tyre bujqësore./arbresh.info/



En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...