Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një pritje në Prishtinë për nderë të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti tha se festa e 28 nëntori është festë e shumëfishtë dhe me kuptim të shumëfishtë e kombit shqiptar.
“28 Nëntori është data e ardhjes së Skënderbeut në Krujë me flamurin e kuq e shkabën e zezë dy krenare në mes, 28 Nëntori është data e Ismajl Qemajlit në Vlorë e shpalljes së pavarësisë së në prag të luftërave Ballkanike dhe 28 Nëntori është data e Adem Jasharit në Prekaz dhe e kryengritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe bashkim”, tha Kurti.
Sipas tij shqiptarët janë komb liridashës.
”Ne e duam kombin tonë dhe nuk e urrejmë asnjë komb tjetër”, tha Kurti./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...