Richarlison ishte njëri nga lojtarët më të mirë në raundin e parë të ndeshjeve të Kupës së Botës “Katar 2022”, pasi lojtari i Tottenham Hotspur hënoi dy gola në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Serbisë, por jo të gjithë janë të bindur.
Goli i dytë tashmë po cilësohet si njëri nga më të mirët e të gjithë turneut, por pavarësisht paraqitjes së tij të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Serbisë, Antonio Cassano nuk u përmbajt në ndarjen e mendimit të tij për sulmuesin brazilian.
“Nuk mund të thërrisni Richarlisonin, i cili është i tmerrshëm, dhe të lini jashtë Roberto Firminon, i cili është një fenomen”, ka thënë fillimisht Cassano për Bobo TV.
“Richarlison është shumë i keq, kanë paguar 75 milionë euro për të dhe ai nuk di ta kontrollojë topin. Firmino i Liverpoolit është shumë më i mirë”.
Sa i përket golit të Richarlison me goditje me biçikletë, Cassano e minimizoi atë, shkran telegrafi.
“Unë jam një person që nuk e mohoj kurrë atë që thotë dhe pas asaj që kam parë konfirmoj se Richarlison është i tmerrshëm”.
“Goli i dytë? Realiteti është se ai e kontrolloi topin keq dhe shënoi me atë goditje me biçikletë, ndërsa goli tjetër ishte një në portën e zbrazët”.
“Nuk mund ta krahasoni atë me sulmuesit e tjerë të Brazilit”, përfundoi italiani.
Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga boksierët më të mirë n...
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...