Në Luginën e Preshevës, shqiptarët janë të privuar nga shtetit i Serbisë për të përdorur në mënyrë institucionale flamurin kombëtar.
Ndalesat ligjore të përdorimit të flamurit kombëtar për shqiptarët e Luginës po konsiderohen të papranueshme derisa shqiptarëve u është bërë thirrje që për festën e 28 Nëntorit të vendosin flamujt kombëtarë nëpër shtëpitë e tyre.
Vllaznim Behluli i cili është veteran i UÇPMB-së, dikur ishte betuar në ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi.
Por, shumë vjet pas përfundimit të luftës ai u përball me ndalimin për ta përdorur këtë flamur derisa ishte krushk në dasmën e nipit të tij.
“Për neve si shqiptarë në Luginën e Preshevës ku jemi është e papranueshme me na pengua shteti serb për përdorimin simbolit kombëtar në trojet tona”, thotë Behluli për RTK-në.
Ndalesat ligjore të përdorimit institucional të flamurit kombëtar shqiptar në Serbi, për shqiptarët e Luginës së Preshevës po konsiderohen të papranueshme.
“Ky ligj faktikisht është bërë diskriminues dhe vazhdon faktikisht për t`i sanksionuar shqiptarët dhe kjo është shkelje drejtpërdrejtë jo vetëm e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, por ajo që është më me rëndësi që ky ligj është në shpërputhje edhe me kushtetutën e Republikës së Serbisë”, tha Belgëzim Kamber, kryetar i KDNJ-së.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërkohë mendojnë se qytetarët do të duhej që në pronat e tyre private të e vendosin në raste festash flamurin kombëtar, derisa ai sanksionohet vetëm në institucione publike.
“Kisha bërë apel qytetarëve shqiptarë në Republikën e Serbisë, rrjedhimisht në Luginën Preshevës me i vendos flamujt nëpër shtëpitë e tyre private meqë kjo lejohet, në fakt nuk mund që të penalizohet”, thotë Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile.
”Mendoj se autoritetet ose përfaqësuesit e institucioneve politike në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc duhet të bëjnë pak më shumë të ngritin zërin për të drejtat e tyre për përdorimin konkretisht të simboleve kombëtare. Mendoj se duhet të bashkëpunojnë ose të bashkërendojnë edhe më shumë me organizatat e huaja dhe me ambasadorët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Serbi”, tha Shpend Berisha
Janë të shumtë qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, janë dënuar me heqje lirie për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në objektet publike.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...