Shtetet e Bashkuara autorizuan një ndihmë shtesë ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin municione dhe pajisje për mbrojtje ajrore, njoftoi të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Municionet e artilerisë, raketat dhe sistemet me saktësi të lartë të mbrojtjes ajrore, mjetet taktike që ne po ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës në fushën e betejës”, tha Blinken në një deklaratë.
Presidenti, Joe Biden ka deklaruar se pret që ndihma amerikane për Ukrainën të vazhdojë pandërprerje, pavarësisht skepticizmit të republikanëve, të cilët pritet të shfrytëzojnë shumicën që gëzojnë tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve për Kongresin, për të mbikëqyrur më nga afër cështjen e ndihmave.
Deri tani administrata e Biden ka dhuruar 19.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, ushtria e së cilës po lufton për nëntë muaj me forcat ruse.
Të mërkurën Rusia vazhdoi sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, duke shkaktuar vdekjen e civilëve dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin centralet bërthamore.
Moska vazhdon të bëjë përpara me synimin e fushatës së saj për të lënë qytetet ukrainase në errësirë e në të ftohtë, ndërsa afron dimri./voa/
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...