Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri.
Por, njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë në vend janë skeptik rreth mbajtjes së këtyre zgjedhjeve
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka pohuar se janë disa veprime që mund të merren nga grupet kriminale serbe, siç janë: bllokimi i rrugëve, vandalizmin e vendeve(djegien e objekteve), dhe një tentativë për përmbysjen e rendit kushtetues në pjesën veriore.
“Veprimet që supozohen të merren nga këto grupe kriminale të Serbisë janë, Bllokimi i rrugëve, Vandalizmin e komunave/Djegien e objekteve, si dhe tentativë për përmbysjen e rendit kushtetues në pjesën veriore. Pra nëse do të këtë ujdi për targa prapë do të mbetet diskutimi dhe dilema se si të trajtojmë situatën me 18 dhjetor”, ka shtuar Shala
Ai, ka pohuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje për targa, ekziston mundësia që qendrat e vendvotimeve mos të hapen.
“Sepse frika është që të mos mundemi me i hap as qendrat e vendvotimeve nga institucionet e Republikës, ndërsa këta ta pranojnë vetëm mekanizmin ndërkombëtar duke jep karakter dhe problem ndërkombëtar”, shton tutje ai.
Sipas tij ky vendim në aspektin e brendshëm ka baza të forta ligjore, por në aspektin e jashtëm ka shkaktuar reagime nga gjitha nivelet e kancelarive në Evropë deri në SHBA.
“Vendimi në aspektin e brendshëm ka bazë të fortë ligjore dhe legale në zbatimin e normatives pozitive për zbatimin e këtij por edhe vendimeve tjerë. Por në aspektin e jashtëm ky vendim ka shkaktuar reagime nga gjitha nivelet e kancelarive në Evropë deri në SHBA duke bërë thirrje , e duke dhënë sugjerime për një tërheqje taktike dhe për t’i dhënë mundësi për një arritje gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai.
Fazat teknike të këtij vendimi politik do të reflektojnë negativisht në sferën e sigurisë nacionale dhe pasojat mund të jenë më ndikim ndërkombëtar të marrëdhënieve të Kosovës me aleatet e saj, ka përfunduar Shala.
Berisha: Zgjidhja e vetme do të jetë ndërhyrja e Brukselit
Analisti politik ,Ridvan Berisha ka thënë se duke e parë situatën, këto zgjedhje mund të ndikojnë në përshkallëzimin e situatës.
“Një situatë e pazakontë në komunat veriore, nuk e di se si do të mund të përplotësohej, ky numër i komisionarëve si do të garantohen zgjedhjet e lira në atë pjesë në një frymë tensioni”, shprehet Berisha për arbresh.info.
Ai e sheh si zgjidhje të vetme ndërhyrjen e Brukselit.
“Ndoshta zgjedhja e vetme do të jetë ndërhyrja e Brukselit, që ky proces përpara se të organizohet të marr drejtimin e Brukselit”, shprehet më tej ai.
Berisha pohoi se nëse serbët në mënyrë kolektive i bojkotojnë zgjedhjet, i bie që ato nuk kanë dështuar, por se mënyrën sesi do të mbahen dhe në çfarë masa nuk e dinë.
“Nuk e di se si do të mbahen zgjedhjet në veri, nëse serbët në mënyrë kolektive i bojkotojnë ato, kjo i bien që nuk kanë dështuar edhe nëse mbahen zgjedhjet nuk e di si do të mbahen në çfarë masa sigurie do të mbahen kur e kemi një prezencë të madhe të forcave militare paramilitare të Serbisë direkt të përfshirë në veriun e Kosovës”, ka përfunduar Berisha.
Ndërsa, një njohëse tjetër e politikes, Afërdita Maliqi thotë se vendimi i presidentes për zgjedhje ka ardhur në bazë të kompetencave kushtetute, e nëse dështojnë atëherë duhet të veprohet sipas Ligjit të Zgjedhjes dhe Kushtetutës.
“Presidentja ka vepruar ne baze te kompetencave kushtetuese, duke i shpallur zgjedhjet. E ne rastin që dështojnë për shkak te mospjesëmarrjes se qytetareve serbe, apo mos daljes ne zgjedhje, atëherë duhet veprohet sipas Ligjit te Zgjedhjeve dhe Kushtetutës sonë”, është shprehur Maliqi për arbresh.info.
Ndryshe, ditë më parë Lista Serbe përmes një njoftimi bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit vijnë si pasojë e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Vendimin për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës u mor nga serbët pas largimit nga puna të drejtorit Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, Nenad Gjuriq, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Përpos tij edhe mbi 600 zyrtarë policorë nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga detyrat e tyre.
Gjithashtu, vendet e tyre të punës i lëshuan edhe serbët në institucionet e drejtësisë, Doganën e Kosovës dhe institucionet e tjera.
Krejt kjo ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të qortojë qytetarët serbë që bartin në veturat e tyre targat ilegale me akronimet “KM”, “PR”, “PZ” “UR” etj. Faza e dytë e regjistrimit të automjeteve do të jetë gjobitja, e cila nis nga data 21 nëntor./ arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...