Zyrtarët policorë kufitarë në vazhdën e zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren dhe në dy raste të ndryshme kanë parandaluar futjen e mallrave kontrabanduese në Republikën e Kosovës.
“Në rastin e parë njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot rreth orës 13:00 në fshatin Komogllav në drejtim të fshatit Gërlic ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale), gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar Mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj”, thuhet në njoftim.
Mallrat e kontrabanduara dyshohet të jenë nga Maqedonia e Veriut.
“Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar Mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr. 37 x 12 = 444 Kavanoza; 444 x 720Gr = 319.680Kg.
Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet tutje në komunikatë.
Në rastin e dytë, te Dheu i Basrdhë është parandaluar një rastë i futjes ilegale të pijeve aloolike me akcize.
“Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policorë dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj: 60 litra alkool 40%, Zhollta, 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali, 6 litra alkool 40%, Stomaklia.
“Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave”, thuhet në fund të komunikatës./arbresh.info/




Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale