Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeziu për arbresh.info deklaroi se do ta bëjnë të ditur edhe orën e takimit.
Për këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media kishte thënë se takimi “mund të ndodhë shumë shpejt”.
Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve. /arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...