Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë sot vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së re të Kryesisë Qendrore të partisë në selinë e partisë në Reçicë te Vogël.
BDI në seancën konstituive të filluar më 30 tetor, e cila zgjati gati 12 orë, iu kushtua vlerësimit të punës së anëtarëve të partisë që janë zyrtarë në pushtetin ekzekutiv.
Në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së të mbajtur më 15 tetor në Tetovë, nënkryetarë të kësaj partie janë zgjedhur Izet Mexhiiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholi. Sekretar organizativ u zgjodh Blerim Bexheti, sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe sekretare për mundësi të barabarta Saranda Imeri.
Ndërkaq në Këshillin Qendror u zgjodhën Ali Ahmeti, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Valdet Xhaferi, Teuta Arifi, Jevat Ademi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazim Bushi, Eyup Halimi, Arian Daci, Besnik Emshiu, Mirsad Ibrahimi, Ardita Dani, Bilent Sali, Resi Abdurrahmani, Shergil Beqiri, Shaban Memeti, Artin Spahiu dhe Emir Suleimani.
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...