Qeveria e Shqipërisë do të japë shpërblime në fundvit për pensionistët dhe familjet në nevojë. Lajmi i mirë është bërë i ditur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili tha se brenda këtyre ditëve do publikohen të dhëna konkrete mbi shumën e përfitimit dhe kategoritë konkrete. Por, nëse për këto kategori do të aprovohet një fond, i cili do të shpërndahet për të gjithë, ndryshe do të jetë skema e bonusit për administratën.
Sipas Braçes, do të jenë performancat e punonjësve, ato që do të përzgjedhin, se kush do të marrë shpërblim dhe kush jo, ndërkohë që për zbardhjen e fondit total të shpërblimeve do të jenë 3 ministritë e linjës që do ta shpallin atë, shkruan Shekulli.
“Në dijeninë time, ministrat respektivë që mbulojnë fushën, ministri i Mirëqenies Sociale, ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë po merren me shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe unë besoj që qeveria do të ketë një lajm shumë të mirë për të gjithë shtresën e pensionistëve, invalidëve etj., të cilët përfshihen në grupin e shtresave sociale që trajtohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, tha ai. Ndërkohë, i pyetur për bonuset që do të ndahen veçanërisht për administratën, ai u tregua disi i ashpër, teksa theksoi se jo të gjithë e meritojnë.
“Administrata duhet që të marrë shpërblim vit për vit? Unë nuk besoj se ky duhet të jetë trendi i sjelljes tonë me paranë publike veçanërisht për administratën, apo për sektorë që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre, në raport me ligjet, dhe në raport me performancën e vendosur. Kjo do të thotë se edhe vitin që shkoi, ne nuk shpërblyem në total administratën. Kemi shpërblyer vetëm në sektorë si arsimi, shëndetësia, mjedisi, Policia e Shtetit, etj. me radhë që kanë pasur rezultate dhe kontribute gjatë vitit ushtrimor dhe buxhetit të shtetit në vitin 2014”, ka thënë deputeti socialist.
Në komisionin e Ekonomisë, dje u shqyrtuan e u votuan një për një të 20 nenet e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2016”, ku, në fillim të seancës, relatori Anastas Angjeli, duke iu referuar kërkesave të bëra më herët nga institucionet për fonde shtesë, bëri të ditura ndryshimet. “Kuvendit i shtohen 140 milionë lekë, Kontrollit të Lartë të Shtetit i shtohen 88 milionë lekë, Gjykatës Kushtetuese i shtohen 4 milionë. Po ashtu, fondi prej 50 milionë lekësh i hiqet Ministrisë së Mjedisit dhe i shtohet Ministrisë së Jashtme”. Angjeli specifikoi edhe transferimet e fondeve për disa nga bashkitë e vendit, si dhe disa rregullime në transfertat e pakushtëzuara për rishpërndarjen e punonjësve.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...