Në debatin për liberalizimin e vizave “Liberalizimi i vizave për Kosovën. Fillimi i fundit?”, gazetari i njohur, Agustin Palokaj, tha se tashmë janë ditët e numëruara deri në vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, dhe për këtë, sipas tij, ka ndikuar situata në Ukrainë dhe suksesi në pranimin e migrantëve nga Lindja e Mesme.
“Situata në Ukrainë ka nxitur vullnetin politik për të përmbyllur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili tashmë është stërzgjatur. Gjithashtu, në këtë proces ka ndikuar edhe pranimi i migrantëve të huaj nga Lindja e Mesme, ku Kosova ka sukses në pranimin e migrantëve. Tanimë mund të themi se nuk ka dyshim apo parashikim, por ka ditë të numëruara deri në përfundim të këtij procesi, i cili pritet të ndodhë për një kohë të shkurtër, pra, në fund të këtij viti”, tha ai.
Palokaj theksoi se demarkacioni me Malin e Zi nuk ka qenë kurrë arsye për shtyrjen e liberalizimit, por ai është përdorur nga ish-qeveritarët në Kosovë.
Sipas tij, Kosova e ka paguar çmimin e azilkërkuesve të shumtë nga Shqipëria, pas liberalizimit të vizave për ta.
“Unë jam i bindur se nuk ka qenë aspak demarkacioni me Malin e Zi arsye për hezitimin e BE-së për vizat, por ai është përdorur nga qeveritarët në Kosovë, sepse, edhe Gjeorgjia me Ukrainën nuk kanë qenë pa probleme territoriale kur u janë liberalizuar vizat, por, atyre nuk u është kërkuar demarkim i kufirit. Gjithsesi, jam i bindur se problem ka qenë numri i madh i azilkërkuesve në atë kohë nga Shqipëria, të cilit përkundër liberalizimit migronin me të madhe në Itali dhe Britani të Madhe, e për të gjitha këto çmimin e ka paguar Kosova”, pohon ai.
Palokaj shtoi se tensionet e fundit në veri të vendit, mund të ndikojnë që të shtyhet ky proces.
“Tensionet e mundshme në veri të Kosovës, mund të ndikojnë në mendësinë evropiane, për shkak që ekziston mendimi se sa më shumë tensione të ketë, edhe mundësia e migrimit të pakontrolluar është më e madhe. “ – shtoi ai./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...