Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për takimet që ka pasur me zyrtarë të lartë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
Haxhiu tha se për shkak të situatës aktuale në vend kanw vendosur bashkërisht që ta shlyejnë vizitën e saj për në ShBA për një datë më të përshtatshme, shkruan arbresh.info.
Në media kanë qarkulluar lajme që i është refuzuar viza ministres Haxhiu por ajo e hodhi poshtë një gjë të tillë duke thënë se janë të pavërteta.
Në fund Haxhiu bëri të ditur se vizita do të realizohet por lidhur me datën do ta bëjë të ditur me kohë.
Postimi i saj i plotë:
Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA.
Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën.
Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta.
Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë./arbresh.info/
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...