Sadio Mane raportohet se do të mungojë në Kupën e Botës pasi u largua nga përballja e Bayern Munich kundër Ëerder Bremenit për shkak të një lëndimi në tendin.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit u largua vetëm 20 minuta pas fitores 6-1 të Bavarezëve ndaj Bremenit të martën mbrëma – duke shkaktuar frikë të madhe për aftësinë e tij për të luajtur në Katar vetëm disa javë para fillimit zyrtar të turneut.
Dhe sipas L’Equipe, ai nuk do të luajë për Senegalin, duke i dhënë kombit të tij një goditje masive, ndërsa ata përgatiten të jenë pa yllin për fazën e tyre të grupeve kundër Holandës, Ekuadorit dhe Katarit nikoqirë.
Sadio Mane thuhet se është përjashtuar nga Kupa e Botës pasi pësoi një dëmtim të tendinit
INFO L’EQUIPE. Sorti sur blessure lors de la victoire du Bayern Munich face au Werder Brême (6-1) mardi soir, le Sénégalais Sadio Mané ne disputera pas la Coupe du monde (20 novembre – 18 décembre). https://t.co/R02vL40Kxo pic.twitter.com/dNZOZxRpnx
— L’ÉQUIPE (@lequipe) November 9, 2022
Mane besohet se ka pësuar një lëndim të tendinit, shton mediumi francez, dhe është i përjashtuar për ‘disa javë jashtë’, duke i dhënë trajnerit të tij kombëtar Aliou Cisse një dhimbje koke të madhe vetëm disa ditë para se të shpallte skuadrën e tij në Kupën e Botës.
Teste të mëtejshme priten të shfaqin se sa mund të mungojë Mane. /Telegrafi/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...