Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës.
Kujtojmë se sot Osmani ka zhvilluar takim edhe me komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...