Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po qëndron në Gjermani ku ka mbajtur atje tubim me bashkatdhetarë e veprimtarë të partisë.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook thotë se mërgata është një shtyllë historike për Kosovën, ndërsa shton se bashkë me ta do ta ringritin LDK-në, siç pohon për ta dërguar Kosovën në familjen Evropiane, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij:
LIDHJA NË GJERMANI
Këtë të diel, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Frankenthal të Gjermanisë. Aty mbajtëm tubim me bashkatdhetarët tanë e me veprimtarë të LDK-së në degën e Gjermanisë.
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme, që ndonëse shumë larg shtëpisë, gjetëm kaq shumë ngrohtësi; mes vëllezërve e motrave tona në mërgatë. Ishte kënaqësi e veçantë, që pas një kohe të gjatë, pritja e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte me po aq përkushtim, me po aq zell, me po aq dëshirë, siç e kishim lënë shumë kohë më parë.
Në këtë takim pashë njerëz që kishin nisur kontributin për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe pashë njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Pashë burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën. Kjo mërgatë e jona, është shtyllë historike për Kosovën. Është e pazëvendësueshme, e papërsëritshme dhe e paarritshme. Për këtë duhet të jemi krenar, për këtë duhet të jemi të zëshëm, për këtë duhet të jemi të qartë. Ju faleminderit të gjithëve për kontributin e madh në çdo etapë zhvillimore të Kosovës.
Kam ardhur këtu për të shtruar ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane. Ky është misioni ynë historik. Ne duhet të përfundojmë misionin e nisur 33 vite më parë, të një shteti të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të. Dhe në këtë mision historik, mërgata jonë, bashkatdhetarët tanë, Dega jonë në Gjermani, të djathtit, rugovistët, patriotët e të gjitha anëve, kanë rol monumental.
Le të bëhemi bashkë. Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike.
Deri në takimet e radhës,
Ju faleminderit bashkatdhetarë!/arbresh.info/
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë