Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e vendit, ka reaguar KFOR-i në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka thënë se po monitorojnë situatën dhe po bashkëpunojnë me liderët në Kosovë dhe Serbi.
“Jemi duke monitoruar situatën dhe jemi duke bashkëpunuar ngushtë me liderët në Beograd dhe Prishtinë si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it, shkruan arbresh.info.
Misioni paqeruajtës ka bërë thirrje që liderët të shprehin diferencimit përmes dialogut konstruktiv.
“Sjellini progres shoqërisë! Shprehini mendimet tuaja në mënyrë paqësore dhe bëni kompromise!”, përfundon postimi i KFOR-it.
Në anën tjetër, Zëvendës Sekretari i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në rast se rrezikohet stabiliteti i Kosovës.
“Fola me Përfaqësuesin Special të BE-së, MiroslavLajcak, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre