Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.
Për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, Geoana ka thënë se ka biseduar edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.
Ai po ashtu ka deklaruar se NATO dhe KFOR-i janë të gatshme për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.
“Bisedova me përfaqësuesin special Miroslav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. NATO dhe KFOR-i mbeten vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka shkruar Geona./arbresh.info/
Spoke to ?? Special Representative @MiroslavLajcak about the tense situation in northern Kosovo. Both Belgrade & Pristina must show restraint & prevent escalation. @NATO_KFOR remains vigilant & ready to intervene should stability be jeopardised.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) November 5, 2022
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...