Rusia ka ndryshuar një ligj që parashikon që të dënuarit për krime të rënda mund të thirren në ushtri nëse janë liruar nga burgu.
Ushtria ruse është akuzuar se ka kryer krime të shumta lufte në Ukrainë.
Presidenti Putin ka mirëpritur mobilizimin e suksesshëm.
“Nga 300 mijë rekrutë që nevojiteshin kemi arritur në 318 mijë. Përse 318 mijë? Sepse vullnetarët po regjistrohen dhe numri i tyre nuk po bie, por po ngjitet”- tha Vladimir Putin.
Përpara përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe liderëve fetarë, Putin foli gjithashtu për synimin e përfolur të Polonisë për të aneksuar territore ukrainase, duke cituar një shprehje të Luftës II Botërore.
Ai ka shtuar se niveli i mirëqenies së ish-kolonive perëndimore është arritur duke grabitur pasuritë e Afrikës dhe kontinenteve të tjera./euronews.al/
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...