Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot nga një takim me të rinjtë e Tropojës se është i vetëdijshëm se pjesa më e madhe e tyre mendojnë të largohen.
Ai tha se jo vetëm nuk ju vë faj, por i mirëkupton që duan të sfidojnë veten dhe të masin njohuritë aty ku konkurrenca është më e madhe, siç janë dhe vështirësitë.
“Është krejt e natyrshme për kohën dhe vendin që jetojmë”, deklaroi kryeministri.
Rama u shpreh se ndërkohë ka nisur puna për të ndërtuar një sistem qendrash ku të rinjtë që janë të dhënë pas teknologjisë të kenë mundësi të takohen, të marrin mësime e të aftësohen më shumë.
“Qendra më e madhe do të jetë te Piramida në Tiranë, një qendër po funksionon në Korçë, një është duke u ndërtuar në Vlorë”, deklaroi kryeministri i cili tha se puna e qendrave do kërkojë kohë dhe ndërkohë duhet zhvilluar si aktivitet edhe pa qendra.
Ndërkohë nëpër shkolla, Rama tha se do të zhvillohet hapësira që pasdite të bëhen kurse për art, zeje dhe teknologji veç pjesës së sportit.
Emigrimi i të rinjve është fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare dhe shumë i theksuar në zonat periferike të vendit si Tropoja.
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...